MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

‘Jemi të interesuar të arrihet një marrëveshje me Serbinë’

06.11.2018 - 18:00

Kosovë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj edhe një herë tha se ideja për shkëmbim territoresh ka vdekur. Këtë tha se ia ka thënë edhe kancelarit austriak Sebastian Kurz sot në një takim.

“Austria është aleat i Kosovës, vet vizita e kancelarit e dëshmon këtë. Jemi të interesuar të arrihet një marrëveshje me Serbinë, ajo nuk arrihet me ndarje. E përsëris. Këtë ia thash edhe kancelarit. Shkëmbimet, korrigjimet… janë mbulesë që Kosova me jep një pjesë të territorit në këmbim të njohjes”, tha ai.

Kosovë

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz, ka thënë se Austria mbështet çdo lloj marrëveshje që arrihet mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij një marrëveshje paqeje është baza për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Serbi

Prej 169 komunave në Serbi, vetëm Novi Pazari, Bujanoci, Sjenica, Novi Sad, Presheva dhe Tutini në vitin 2017 kanë pasur një rritje pozitive natyrore.

Sipas statistikave të fundit, me përjashtim të Novi Sadit, kjo rritje ka të bëjë me komunat të cilat një pjesë të konsiderueshme janë të banuara me boshnjakë dhe shqiptarë.

Kosovë

Qeveria e Kosovës ka marrë një vendim, i cili mbron interesat e prodhuesve vendor.

Ekzekutivi ka miratuar vendimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, që t’i vendoset masa prej 10 për qind dy shteteve, Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

Maqedoni

Besimi i qytetarëve tek institucionet shtetërore po zvogëlohet, tregojnë rezultatet e sondazhit që ka zbatuar qendra Analitika.

Të dhënat tregojnë se besim më të ulët ka në gjyqësi, ndërsa vetëm gjysma e qytetarëve kanë besim te policia dhe arsimi.

Kosovë

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz të martën qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Kurz do të pritet nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj. /Konica.al/