MENU
klinika

Kisha ortodokse çdo ditë protesta

Ligji i lirive fetare, vijojnë protestat në Mal të Zi

03.02.2020 - 09:26

Në Mal të Zi vazhdojnë fërkimet dhe mosmarrëveshjet rreth ligjit për lirinë fetare, i cili në fund të dhjetorit u miratua mes protestash e akteve të dhunës në parlamentin malazez.

Kisha ortodokse serbe e mbështetësit e saj, organizojnë çdo ditë protesta, shpesh duke shkaktuar dhunë e incidente në qytetet e ndryshme të Malit të Zi.

Forcat e rendit, në disa raste, kanë ndërhyrë duke arrestuar me dhjetëra protestues.

Ndërkohë, qëndrimet e zyrtarëve të Podgoricës me ato të Beogradit mbeten shumë të kundërta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kundërshtohet Ligji për Lirinë Fetare

Beograd/ Protestë para Ambasadës së Malit të Zi

Përmbledhja ditore e rajonit

Kosova përgatitet për dialogun me Serbinë