MENU
klinika

Rritet vlera e pronës

Ligji i ri për taksën e pasurisë

14.02.2020 - 14:31

Pavarësisht se po bëhen dy vjet nga hyrja në fuqi e ligjit për taksimin e pronës në bazë të vlerës reale të tregut, bashkitë ende nuk e kanë zbatuar metodën e re duke bërë që kjo iniciativë deri më tani të jetë e dështuar. Për këtë arsye, qeveria parashikon që këtë vit të zbatohet tërësisht legjislacioni në fuqi në të 61 bashkitë, ndërkohë që do të hartojë një ligj të ri për të plotësuar boshllëqet që sjell ai ekzistues.

Në Programi i Reformave Ekonomike (ERP), 2020–2022, të hartuar nga qeveria, bëhet me dije se ky proces do të shoqërohet me ngritjen e kadastrës fiskale, ku çdo pasuri do të regjistrohet një numër identifikimi unik i cili lidhet me pronarin legal (nëse dihet) ose poseduesin së bashku me numrin e identiteti kombëtar për atë person ose entitet.

Objektivi është që këtë vit, të jenë të regjistruar të paktën 40 për qind e numrit të ndërtesave.Por cilat janë efektet e taksimit të ri? Sipas draftit, argumentohet se një vlerë zyrtare e taksueshme e ndërtesave do të kontribuojë në një treg më transparent të pasurive të paluajtshme, gjë që e bën më të lehtë për pjesëmarrjen e investitorëve; rritja e transparencës në tregun e pasurive sjell rritjen e konkurrencës së ndershme në treg.

Po ashtu, një vlerë e vlerësuar e pasurisë së paluajtshme, e konfirmuar nga shteti, mund të përdoret si bazë për tregun e kredive dhe do të reduktojë nevojën për vlerësim individual të pasurive. Në program thuhet se në afatgjatë, kjo do të çojë në interesa më të ulëta të kredive për tregun e pasurive të patundshme. Po nga ana tjetër, ndër rreziqet kryesore të këtij procesi, listohen pasaktësia e të dhënave ekzistuese për ndërtesat; mungesa e fondeve/burimeve financiare të mjaftueshme; mungesa e burimeve në bashki.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN