MENU
klinika

Vëmendja tek Konferenca e Donatorëve

Macron thotë ‘PO’, Rama kërkon durim

15.02.2020 - 20:13

Kryeministri Edi Rama ka thënë nga Mynihu se deklarata e Macron sot për negociatat është dicka pozitive por shqiptarët duhet të kenë durim dhe mos ushqejnë veten me iluzione të skajshme.

Ndër të tjera ai tha se negociatat nuk varren sërish nga Shqipëria por nga procesi i brendshëm i BE, prandaj Shqipëria duhet të punojë njëlloj sikur t’i ishin hapur negociatat.

”Në fakt unë nuk e ndoqa dot Presidentin se isha në takime të tjera por nga sa munda të lexoj është një sinjal pozitiv. Unë dëshiroj t’ju them se nuk kemi pse ushqejmë veten me iluzione dhe dëshira të skajshme edhe pse shumë legjitime. Le të presim me durim dhe të punojmë me këmbëngulje ashtu sicc do të punonim po të ishin hapur negociatat”– tha Rama.

Sot gjatë një konference Macron u shpreh se nëse kësaj radhe, pas implementimit të metodologjisë së re për zgjerimin e BE, Komisioni Europian do të japë një raport pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, atëherë Këshilli Europian duhet të jetë në gjendje të hapë negociatat.

Kryeministri ka bërë me dije se pritshmëria e tij për Konferencën e Donatorëve e cila zhvillohet pasnesër është të ketë peshë në nevojat e Shqipërisë sa i përket procesit të Rindërtimit.

Ai shprehet se e ka një pritshmëri edhe pse jo atë për të plotësuar të gjitha nevojat e faturës 985 milion euro që mbart me vete tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri. Por, Rama thotë se nëse arrin pritshmëritë do të jetë i kënaqur, ndërsa nëse i tejkalon pritshmëritë e tij do të jetë i lumtur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Soreca tregon ç'do ndodhë pas Janarit

15 mln euro nga BE ishin vetëm hapi i parë

"BE në solidaritet me Shqipërinë pas tërmetit"

Soreca: Mirëpresim konferencën e donatorëve

Fatura e plotë e dëmeve del në...

Konferenca e donatorëve/ Rama takon Merkel