Rey Manaj po jeton ëndrrën te Barcelona. Pas transferimit te gjiganti katalanas, dhe golit me ekipin B, sulmuesi i kombëtares shqiptare është përfshirë edhe zyrtarisht në listën që Barcelona ka paraqitur ne UEFA, për pjesëmarrjen në Champions League.
Afrimi në seancat stërvitore dhe integrimi gradual me ekipin e parë është një sinjal i qartë i trajnerit, Quique Setien në drejtim të lushnjarit
Me gjasë 22-vjeçari është përfshirë në listën e Champions si një mundësi zëvendësimi as largimit të Carles Alena, i cili vendosi të transferohet te Roma gjatë merkatos së janarit.
Manaj ka fare pak ditë që është pjesë e Barcelona B dhe emri i tij në listën e Champions, do të thotë një inkurajim i madh që i bëhet futbollistit shqiptar.
Tashmë Manaj duhet të ndjehet ashtu si yjet e Barcelonës, të jetojë dhe punojë si profesionist i madh. ndoshta nuk do të jetë e largët dita ta shohim të luajë në La Liga.