Rey Manaj është grumbulluar nga trajneri Quique Setien për ndeshjen e radhës kundër Getafes. Shqiptari ka shumë fat, pasi momentalisht sulmi i Barçës po vuan shumë nga dëmtimet dhe ky mund të jetë momenti i artë për fierakun.
Manaj e gjen veten në listën e teknikut dhe mund të debutojë në sfidën kundër Getafes. Takim ky që do të luhet nesër prej 16:00. Barcelona B e mori sulmuesin nga Albacete, por ai po stërvitet me ekipin e parë dhe duket se ka bindur numrin një të stolit për ta grumbulluar.
Ai do të përpiqet të kthejë ëndrrën në realitet dhe mund të përjetojë debutimin në Camp Nou. Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri Setién shpjegoi arsyet që e shtynë të përfshijë për herë të parë në listë sulmuesin shqiptar:
“Rey Manaj është një futbollist, që nuk ka qenë këtu për një kohë të gjatë, por ka karakteristikat e tij dhe mund të na ndihmojë. Duke pasur parasysh se çfarë mund të ndodhë gjatë lojës, ne kemi një zëvendësues me karakteristikat e Manajt, që na jep gjëra shtesë.
Ne kemi bindjen se Manaj mund të na ndihmojë. E përsëris, ka një kohë të shkurtër në këtë klub, duhet të përshtatet, por predispozicioni i tij është shumë i mirë. Nëse e mbajmë si kontigjent të ekipit të parë, kjo ndodh për shkak se i besojmë, se kemi nevojë për të.”