MENU
klinika

Nga tregtia tek hotelet

Mbi 5800 pronarë u vendosin drynin bizneseve

29.02.2020 - 14:33

Gjatë vitit 2019, 5882 biznese në të gjithë vendin ulën “qepenat” duke u çregjistuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit. Sipas të dhënave zyrtare të këtij institucioni, 5415 prej tyre ishin me pronësi shqiptare, 147 me pronësi të huaj dhe 20 me pronësi të përbashkët.

Sa i takon fushës së aktivitetit ekonomik ku funksiononin, pjesa më e madhe e bizneseve që janë mbyllur, rezultojnë në sektorin e tregtisë me shumicë dhe me pakicë; si dhe riparimi i automjeteve dhe motocikletave, ku numërohen 2 117 biznese të mbyllura, po ashtu një numër të konsiderueshëm prej 1 322 subjektesh e zë akomodimi dhe shërbimi ushqimor; 392 prej tyre ishin në aktivitete të tjera shërbimi; 310 në industrinë përpunuese, 241 në sektori e transportit dhe magaziminit, 220 në shërbime administrative dhe mbështetesë, ndërsa pjesa tjetër në fusha të tjera të ekonomisë.

Më pak çregjistrime janë në sektorin e energjisë elektrike, gazit, avullit dhe furnizimi me ajër të kondicionuar. Peshën më të madhe e mban Tirana, ndërsa numri më i vogël i takon Dibrës. Karahsimisht me 2018-ën, rezultojnë afro 2 mijë biznese më pak që kanë ndërprerë aktivitetin.