MENU
klinika

Formula 1

Mercedes prezanton makinën e sezonit të ri

10.02.2020 - 16:07

Nis prezantimi i makinave të skuderive të Formula 1. Mercedesi është i pari që ka kryer sot prezantimin e makinës me të cilën do të konkurrojë në botërorin 2020 të Formula 1.

Shfaqja e makinës së është kryer në Londër, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes me partnerin e ri, Ineos. Makina ka ruajtur në përgjithësi pamjen dhe ngjyrën e asaj të vitit të kaluar (gri), ndërkohë që janë shtuar disa ngjyra të kuqe, ku është shkruar emri i sponsorit të ri.

Ndërkohë që një tjetër sponsor është edhe Petronas. Prezantimi është bërë pikërisht nga presidenti i sponsorit të ri (Ineos) dhe shefi i Mercedes, Toto Ëolff, që tha:

“Çdo vit gara nis nga zero. Fitojmë prej 6 vitesh duam ta vazhdojmë këtë traditë edhe këtë sezon. Shpresojmë që makina që po prezantojmë sot të jetë po aq e shpejtë dhe tuese si ajo e vitit të kaluar”.

Gjithsesi, më 14 shkurt, do të kryhet prezantimi zyrtar i makinës gjermane edhe në prani të pilotëve, ku do të jepen edhe detajet e njëvendëshes së re.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkëmbimi i mundshëm i pilotëve

Rokadë mes Hamilton dhe Vettel në Formula 1?