MENU
klinika

Shkëmbimi i mundshëm i pilotëve

Rokadë mes Hamilton dhe Vettel në Formula 1?

10.02.2020 - 12:09

Lewis Hamilton nuk po rinovon me Mercedes dhe kjo ka shtuar zërat për një largim nga skuderia gjermane, ku ai u shpall 6 herë kampion.

Në rast se piloti britanik do të lërë Mercedes për të pilotuar makinën Ferrari në vitin 2021, mund të ndodhë edhe rokada, që Sebastian Vettel të ndërmarrë udhëtimin në kahun e kundërt.

Sipas prestigjozes gjermane “Bild”, piloti gjerman është në pritje të një oferte nga drejtuesit e “kokëkuqes”, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete.

Kontrata e Vettel me Ferrari skadon në fund të këtij sezoni. Sebastian është vënë në kurth nga kjo situatë transferimesh apo konfirmimesh. Ndërkohë, Ferrari konfirmoi Leclerc, ndërsa Red Bull rinovoi me Verstappen.

Te Ferrari presin se si do të paraqitet Vettel këtë sezon para se të vendosin. Ka shumë gjasa që të ndodhë shkëmbimi Hamilton-Vettel, çka do të ishte shumë interesant për të ardhmen e Formula 1.