MENU
klinika

Deklarata ironike

“Më mirë fitoj në Hënë se sa te Ferrari”

27.12.2019 - 16:40

Kontrata e Toto Wolff në detyrën e drejtorit sportiv të Mercedes skadon pas një viti, duke shtuar zërat se ai bashkë me pilotin Leëis Hamilton mund të kalojnë te Ferrari.

Gjithsesi, drejtuesi austriak duket se nuk është 100% dakord me këtë hipotezë. “Duket një plan i mirë, por preferoj diçka tjetër. Më mirë të fluturoj në Hënë me Lewis dhe të shohim a ka ndonjë gjë për të fituar aty”, tha Toto Wolff.

“Gjithsesi, për momentin jemi përqendruar te viti 2020, pasi duam të tojmë sërish edhe vitin tjetër. Më pas do të vendosim për të ardhmen. Nëse kemi një makinë të mirë, mund të fitojmë sërish”, – u shpreh Wolff.