MENU
klinika

Drejtori i Ferrarit

“Gabimet dhe fati i keq i yni, jo Mercedes”

08.04.2019 - 16:37

Ferrari e nisi keq sezonin në Australi, ndërsa në Bahrein ishte pranë fitores dyshe, por fati atë ditë e ka tradhëtuar “kokëkuqen” të paktën për vendin e parë.

Gabime dhe fat i keq. Janë këto dy fjalët dhe drejtori sportiv i Ferrarit, Mattia Binotto, ka evidentuar si një përmbledhje të dy garave të para të Botëorit 2019 në Formula 1.

Shefi i makinës italiane nuk pranon se Mercedes është më superior se Ferrari në pistë. Sipas tij, disa gabime në Australi dhe fati i keq në Bahrein kanë ndikuar në paraqitjet e makinës italiane.

Në ty dyja garat kemi qenë ne ata që i kemi dhënë mundësi Mercedes të fitojë. Ajo që bëjmë çdo ditë, çdo fundjavë dhe çdo garë nuk është e lehtë.

Ky është një sport kur deri në fund gjithçka mund të ndodhë, siç na ndodhi ne në Bahrein. Nuk jemi të përkryer, kemi ende punë, por fati në garën e fundit nuk ishte me ne.

Ndërsa për gabimet në Australi nuk dua të diskutoj, ato i lamë pas krahëve dhe treguam se kush jemi në Bahrein. Duhet të inkurajojmë pilotët tanë për sfidat e radhës, pasi kampionati është i gjatë”, – tha Binotto.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN