MENU
klinika

Çështja e rinovimit

30 mln euro ndajnë Hamilton nga Mercedes

03.02.2020 - 14:33

Zërat për një largim të Leëis Hamilton nga Mercedes sa vijnë e shtohen. Kontrata e kampionit në fuqi të Formula 1 me Mercedes skadon në fund të këtij viti, por gjasat janë që ajo të mos rinovohet.

Makina gjermane i ka ofruar 90 milionë euro për dy vite pilotit britanik, pra 45 milionë euro për sezon, por piloti britanik kërkon më shumë. Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, 6 herë kampioni i botës ka kërkuar 120 milionë euro për dy vitet e ardhshme.

Gjithsesi, “Bild” shton se vështirë që Mercedes t’ia plotësojë këtë kërkesë të lartë financiare pilotit britanik dhe se drejtuesit e saj janë stepur para kësaj kërkese.

30 milionë euro më shumë vështirë të plotësohen. Vërtet bëhet fjalë për një kampion bote, një personazh të rëndësishëm dhe një pilot të madh, por pretendimet e Leëis duken shumë të larta.

Ndërkohë, të tjerë zëra e lidhin këtë kërkesë të Hamilton me faktin se ai dëshiron të largohet nga Mercedes, për të kaluar te Ferrari, për të gjetur të tjerë stimuj fitues dhe për të barazuar rekordin e Michael Schumacher me 7 tituj në Formula 1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN