MENU
klinika

Parashikimi

Mësoni si do të jetë moti sot!

10.02.2020 - 08:50

Dita e parë e javës do të nisë me mot të mirë. Sipas MeteoAlb, gjatë pjesës së parë të ditës së hënë do të mbizotërojnë kthjellimet dhe vranësirat e lehta.

Por orët e mesditës dhe pasditja shtojnë vranësirat, kryesisht në zonat veriore, duke bërë që në këto zona të kemi dhe reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -4°C në 15°C.

Era do fryjë e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtësi 45-55 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzimi mbi 4 ballë.