Ditët e fundit, si asnjëherë më parë, Lionel Messi ka prishur marrëdhëniet me skuadrën e Barcelonës. Ai ka reaguar hapur kundër drejtorit sportiv Eric Abidal dhe krisje të mëdha ka dhe me presidentin Josep Maria Bartomeu.
Ky i fundit ka kërkuar direkt takim me zyrtarin e tij dhe nuk dihet nëse do të vazhdojë sërish me Barçën. Argjentinasi i ka vendosur një kusht të fortë klubit katalanas.
Kapiteni nuk do të rinovojë kontratën nëse në krye të skuadrës vazhdon të jetë si presidenti Barcelonës, Bartomeu, si dhe drejtor sportiv Eric Abidal.
Krisja është më e fortë, pasi argjentinasi mendon se kanë qenë lojtarët francezë që kanë “spiunuar” te drejtori. E ardhmja e lojtarit më të mirë të botës është në dyshim, ndërsa klube si Inter, Juventus, PSG dhe Bayern Munchen mund ta marrin në verë.