MENU
klinika

Reagon ylli i Barcelonës

Shpërthen Messi: Abidal, trego emrat!

04.02.2020 - 21:50

Një situatë e nderë në kampin e Barcelonës, të paktën në rrjetet sociale, ku si asnjëherë tjetër, është përfshirë edhe Lionel Messi.

Kapiteni ka dalë kundër drejtorit sportiv Eric Abidal. Argjentinasit nuk i ka pëlqyer deklarata e zyrtarit të klubit. Ky i fundit tha në një intervistë të tij që pas El Clasicos disa nga lojtarët nuk punuan fort nën drejtimin e teknikut Ernesto Valverdo.

Më pas Messi komentoi: “Të jem i sinqertë nuk më pëlqejnë gjëra të tilla, por mendoj se secili duhet të mbajë përgjegjësi për punën e tij dhe vendimet e veta. Lojtarët për atë çfarë ndodh në fushë dhe ne jemi të parët që e kuptojmë kur diçka nuk shkon mirë.

Në pjesën e menaxhimit, drejtuesit duhet të mbajnë përgjegjësitë e tyre, mbi të gjitha për veprimet që marrin. Së fundmi, mendoj se kur të itet për lojtarë, duhet të itet me emra, sepse përndryshe bëhen pis të gjithë. Fjalët që janë thënë nuk janë të vërteta”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN