Në konferencën e përbashkët për mediat, kryeministrat Rama e Kurti i janë përgjigjur interesit të medias lidhur me minishengenin Ballkanik.
“Ky është takimi i parë, ka edhe shumë tema që do i trajtojmë në të ardhmen, ishte një temë që e trajtuam shkurtimisht. Takimi sot për makroshegenin shqiptar se për minishengenitn Ballkanin” – u shpreh Kurti, ndërsa kryeministri Rama shprehu prerë qëndrimin e tij ndërsa tha se ai beson se nuk ka makro shengen shqiptar, pa mini shengen Ballkanik.
“S’ka makroshegen shqiptar pa minishengen Ballkanik. Edhe për shkak të gjatësisë s’jam i prirur për gjëra mini. Është i lidhur ngushtësisht. Nëse jemi të harmonizuar në ndërveprimin tonë, na hapet rruga që eshtë e mbyllur prej të gjitha viteve për një hapsirë të përbashkët mes dy shteteve. Sot është vetëm në dorën tonë, këtë rezistencë unë e kam thyer. Askush as Serbia dhe as vendet e tjera s’na thonë dot se po bëjmë Shqipërinë e madhe.” deklaroi Rama.