MENU
klinika

Takim me Cakaj

Ministri i Jashtëm i Turqisë mbërrin në Tiranë

12.02.2020 - 09:27

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë. Sipas zyrës së shtypit të Ministrisë së Jashtme, rreth orës 08:30 ministri në detyrë, Gent Cakaj ka pritur në zyrë Mevlüt Çavuşoğlu.

Sipas mediave të huaj, Çavusoglu tha se do të diskutohen marrëdhëniet bilaterale me Shqipërinë, mundësitë e bashkëpunimit. Në këtë takim gjithashtu pritet të diskutohen edhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Në përfundim të takimit, ora 10:00, Ministri në Detyrë Cakaj dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu do të mbajnë një komunikatë të përbashkët për shtyp. Agjencia Shtetërore e Bashkëpunimit dhe Koordinimit Turk (TIKA) shpërndau 500 pako ushqimore dhe 500 batanije për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit. Turqia ka filluar ndërtimin e 500 shtëpive për viktimat e tërmetit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Flet pas takimit me Ramën

Erdogan: 500 banesa gati për 1 vit

"Do zëvendësohen godinat e rrënuara nga tërmeti"

Firmoset marrëveshja, Turqia do të ndërtojë 500 banesa në Laç