MENU
klinika

Champions, ndeshjet e para të 1/8 finale

Mposhtet Juve, City surprizon Realin në Madrid

26.02.2020 - 22:56

Vijojnë surprizat në Champions League, të paktën në ndeshjet e para të 1/8 finale. Lyon ka fituar sonte 1-0 në shtëpi ndaj Juventusit, ndërsa, Manchester City ka fituar 2-1 në Madrid ndaj Realit.

Anglezët kanë përmbysur shifrat ndaj superfuqisë së Champions. Pjesa e parë ka përfunduar në barazim pa gola. Në të dytën, Isco gjen golin e parë për vendasit në 60’, pas një gabimi në mesfushë të miqve dhe pasimit të artë të Vinicius.

Por të besuarit e Guardiolas nuk do të dorëzoheshin. Në minutën e 78-të, Gabriel Jesus shënon me kokë dhe barazon shifrat. Ndërsa pesë minuta më vonë De Bruyne kalon në avantazh të tijtë me penallti. Situata precipiton më keq, kur Ramos në 86’ merr karton të kuq.

Surprizë edhe në ndeshjen tjetër, ku Lyon ka mposhtur kampionët e Italisë. Vendasit shënuan në pjesën e parë, pikërisht në minutën e 30-të me anë të Tousart. Juventus tani duhet të përmbysë në kthim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Champions, ndeshjet e para të 1/8 finale

Bayern nuk fal në Londër, paqe në Napoli

Champions, ndeshjet e para të 1/8 finale

Thyhen kampionët, super Haaland sfumon Neymar

Champions, ndeshjet e para të 1/8 finale

Goleadë e Atalantës, surprizon Leipzig