MENU
klinika

Debate të shumta

‘Ndëshkohet’ kryetarja e komisionit të mediave, ‘Hajdari and co’ kërkojnë…

26.02.2020 - 16:49

Opozita parlamentare duket se nuk po gjen rehat edhe pse nuk ka mbajtur ndonjë peshë të madhe në skenën politike shqiptare. Grupi parlamentar demokrat i drejtuar nga Rudina Hajdari ka kërkuar që të shkarkohet kryetarja e komisionit të medias Fatjona Dhimitri.

Në mbledhjen e grupit ka pasur debate të shumta dhe Hajdari e disa deputetë kanë kërkuar largimin e Dhimitrit duke iu referuar qëndrimeve të saj sa i përket zgjedhjes së kryetarit të Autoritetetit të Mediave Audiovizive. Një formë ndëshkimi me sa duket pasi kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik Fatjona Dhimitri i kërkoi pak ditë më parë ministres së Arsimit Besa Shahini të dorëhiqej pas skandalit në shkollën e muzikës në Fier, duke e akuzuar për paaftësi.

Por kërkesa e Hajdarit dhe kolegëve të saj për ta shkarkuar ka të bëjë edhe me procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të Autoritetit të Mediave Audiovizive. Kjo pasi Dhimitri ka kërkuar informacion të hollësishëm për katër kandidatët, duke përfshirë dhe punësimin e tyre aktual për të mos pasur konflikt interesi. Me sa duket grupi demokrat kërkon një kryetare me një qëndrim më të moderuar dhe jo shumë opozitar për të drejtuar komisionin e medias.

E shtata në listën e PD në qarkun e Gjirokastrës, Fatjona Dhimitri, hyri në parlament pas djegies së mandateve nga ana e deputetëve të PD.