Jemi mësuar të shohim që porosit e ushqimeve të bëra online vijnë nga persona që përdorin veturë apo biçikletë, por asnjëherë nuk kemi marrë porosi me anë të dronit.
Në Britani tani kemi mënyrën e re të arritjes së porosis, dhe atë për tre minuta përmes dronit. Kjo ide do të zë vend edhe në Universitetin e Dublinit në Irlandë, ku studentët mund të porosisin ushqimin nga Just Eat, Ben dhe Jerry dhe ushqimin lokal nga Camile Thsi.
Porosia do të kompletohet nga persona të zhvillua në fushën e hapësirës ajrore për dronë, të cilët fluturojnë në një shpejtësi mbresëlënëse në 80 kilometra në orë. Kjo do të thotë që çdo porosia e bërë në dy kilometra radius do të mbërri në më pak se tre minuta. Këto shërbime aktuale do të jenë të gatshme në kampusin e Universitetit të Dublinit brenda muajit të ardhshëm. Teknologjia është shërues i çdo gjëje, pra ne pretendojmë që të përfshijmë dronët në sistemin e porosive të ushqimit, tha drejtoresha e kompanisë Juse Eta, Amanda Roche-Kelly.