Young Zerka do të ishte bërë një futbollist sot nëse nuk do të ishte për shoqërinë e tij!
Këngëtari i njohur ka treguar në një intervistë për “Glamour Zone” se luante futboll dhe kishte shumë dëshirë të bëhej futbollist, deri në momentin kur shoqëria e tij ndikoi dhe ai hoqi dorë nga ëndrra.
Young Zerka tregoi se në të kaluarën ka punuar edhe si kamarier në Londër për të mbajtur veten, ndërkohë që vazhdonte studimet në Akademinë e Arteve.
“Këtu kur je, do të të mbajë familja, kur je jashtë normal që do bësh dhe një punë tjetër. Punoja diku në qendër të Londrës, dhe ishin zyrat, që bëjnë takime. Unë thjesht, përkujdesesha tek pjesa e çajit, e kafes”, tregoi këngëtari.
“E bëja part time. Se plus isha dhe në shkollë. Dhe e bëja diku 4-5 orë”, shtoi më tej ai.