MENU
klinika

Fitues i Çmimit Nobel më 1902

Netët që Momsen i kaloi zgjuar për të ndriçuar…

29.02.2020 - 21:15

Një ndër historianët i cili në vepron e tij Historia romane, detajon( ndër të tjera)jo vetëm betejat e popullit ilir, por nëpërmjet përshkrimeve nxjerr në dritë fakte që historianët shqiptarê i vrasin në heshtje para Ballkanit, Europës, Botës..

Një pjesë nga fjala para dhënies së Çmimit Nobel Tedodor Momsen në vitin 1903

« Paragrafi 2 në statusin e Çmimit Nobel, shpjegohet se çmimi nuk i jepet vetëm veprave të mirëfillta letrare, por edhe shkrimeve të tjera. Ky interpretim lejon që Çmimi Nobel t’i atribuohet psh, një filozofi, një natyralisti, historiani kur punimi është vërtetë i mrekullueshëm si nga përmbajtja dhe nga forma.
Akademia suedeze këtë vit përzgjodhi njërin prej emrave më të përmendur që i është propozuar.
Ajo vendosi që t’i jap çmimin historianit Teodor Momsen, propozuar prej 18 anëtarëve të Akademisë Mbretërore prusiane të shkencave.
Një nga punimet më të rëndësishme në jetën e tij përbën korrektimi i Corpus Inscriptionum latinarum, një ndërrmarrje madhështore për të cilën është shoqëruar prej një numri të madh kontribuesish, ku edhe ai ka bashkëpunuar në 50 prej volumeve të tyre; po ashtu mbart dhe meritën e organizimit të gjithë punës.


….
Momsen në librin Historia romake, ka përshkruar në vija të përgjithshme karakterin e popullit romak duke treguar se si qytetarët romakë i bindeshin Shtetit sepse ata ishin edukuar me respektin dhe dëgjimin e prindërve të tyre. Ai ka pikturuar me një talent të mrekullueshëm hapat e zhvillimit të Romës që nga lindja e saj e hershme e tepër e thjeshtë e deri kur sundoi botën.

Me pjekuri, gjallëri, ironi, Momsen, hedh dritë mbi politikën e brendshme dhe të jashtme të Romës, besimin, letërsinë, ligjet, financat dhe zakonet e saj.
Përshkrimet janë të jashtëzakonshme, detajet e betejave si ajo e Trasimen, Kane, Alesia të cilat kanë mbetur në kujtesën e lexuesit. Tek Momsen gjejmë një bashkësi cilësish të pashlyeshme. Është një dijetar i përmbushur, që kërkon papushim të zbulojë burimet e ndonjëherë dhe t’i përcjellë me gjykimet e tij; penetron me një njohje të habitshme në situata të komplikuara të administratës dhe jetës ekonomike; por në të njëjtën kohë paraqitet edhe si një piktor po aq i talentuar si i betejave sa dhe i karaktereve. Ai shpaloset mbi të gjitha si një artist i kompletuar dhe Historia romake është një vepër madhështore arti.
….
Vepra shfaqet në freskinë e saj antike si një momument i fuqishëm në bronx, por dhe me një hijeshie mermeri. Ngado ndihet i tradhëtuar kërkuesi por edhe poeti, sepse realisht Momsen ka shkruar edhe poezi në rininë e tij.
Arti si shkencë shpesh tregohet i gatshëm të ruajë tek shkenctari dhe artisti, rininë e freskët.
Momsen jo vetëm një dijetar apo artist, me 85 vitet e tij ai mbetet i ri në veprën e tij.
Medalja e Çmimit Nobël i jepet një djalosh i cili dëgjon me vëmendje frymëzimin e muzës.
Momsen është i vjetër në moshë, por një i moshuar që mbart vrullin e një djaloshi i cili rrallë herë ndihet si në Historinë romake ku Klio ishte një nga muzat e tij.
Kjo histori na entuziasmon të gjithëve që prej fëmijërisë sonë kur ne përpiqeshim ta njihnim, përvetësonim; ajo ka ruajtur të njëtën shpresë në shpirtrat tanë, tashmë që ne po e lexojmë në ditët tona. Forca e shkencës së historisë është po aq e madhe sa edhe vetë arti i historisë.

/ Shqipëroi Mimoza Kuchly