MENU
klinika

Rasti i parë në botë

Një qen rezulton i infektuar me koronavirus!

28.02.2020 - 14:09

Një qen i rracës Pomeranian ka rezultuar i prekur nga koronavirusi pasi dy pronarët e tij në Hong Kong u konfirmuan mbartës të Covid-19.

Sipas Departamentit të Bujqësisë, Peshkimit dhe Konservimit, mostrat e testuara të qenit rezultuan pozitive me koronavirus, mirëpo kafsha nuk është në gjendje të rëndë.Qeni u mor këtë të mërkurë nga shtëpia e pronares së tij, 60-vjeçares Yvonne Chow Hau Yee, e cila është izoluar disa ditë më parë për shkak të koronavirusit.

Qeni do të mbahet në qendrën e karantinës për 14 ditë. Testet e përsëritura do të bëhen derisa qeni të pastrohet nga virusi.

“Do të monitorohet nga afër dhe do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme për të konfirmuar nëse ai me të vërtetë ka virusin ose nëse kjo është rezultat i kontaminimit mjedisor të gojës dhe hundës së qenit”– tha departamenti AFDC.

AFCD nuk ka ende prova që kafshët shtëpiake mund të infektohen me virusin COVID-19 ose mund të jenë një burim infeksioni tek njerëzit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Impakti i koronavirus në biznes

Apple raporton shitje dhe fitime rekord


"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure