MENU
klinika

Dita e tretë e grevës në Ballsh

“O lekët, ose do ketë viktima” paralajmërimi i naftëtarëve

19.02.2020 - 11:05

Naftëtarët e Ballshit janë futur në ditën e tretë të grevës së urisë dhe ndërkohë kanë nisur komplikacionet e para shëndetësore. Mësohet se naftëtarët janë shprehur se nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre duke kërkuar pagat e prapambetura dhe fillimin e punës.

“O lekët, ose do të ketë viktima. Askush nuk ka ardhur të na pyesë se çfarë ka ndodhur. Na ka ardhur vetëm një përfaqësues nga Avokati i Popullit”, thonë ata.

Ndërkohë naftëtarët kanë refuzuar ushqimin dhe ujin e pijshëm por edhe ndihmën shëndetësore. Një prej tyre që ka pasur probleme më të rënda është zëvendësuar me një tjetër naftëtar.

“Komplikacionet kanë filluar. Ne kemi marrë një vendim që dhe ujin e pijshëm ta eliminojmë dhe ndihmën shëndetësore. Kauza jonë dihet. Ne kërkojmë pagat e prapambetura dhe rikthimi në punë. I bëjmë thirrje kryeministrit dhe ekspertëve që të na gjejnë zgjidhje”, thanë naftëtarët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nuk bien dakort me ofertën e kompanisë

Naftëtarët e Ballshit nisin grevën e urisë

"Këtu ka punonjës që janë heronj"

Naftëtarët paralajmërojnë: Pas datës 10 shkurt…