MENU
klinika

"Na llogarisni si vend mik"

Pavarësia e Kosovës/ Presidendi italian letër urimi Thaçit

16.02.2020 - 19:12

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar një letër urimi për 12 vjetorin e pavarësisë nga Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella.

Në letrën e tij, presidenti Mattarella shkruan se Kosova e di se mund të llogarisë në Italinë, një vend mik i angazhuar konkretisht në ndjekjen nga afër të forcimit institucional dhe zbatimin e reformave që në mënyrë progresive mund të përafrojnë me Bashkimin Evropian. Për dialogun Kosovë- Serbi, Mattarella shpreh mbështetjen e plotë sipas procesit të lehtësar dhe nga BE.

“Mbështetja jonë e plotë në një proces të tillë, dëshmohet edhe me pjesëmarrjen e vazhdueshme në misionin e KFOR-it, ku Italia vazhdon ta ketë komandën”, ka shkruar ai.

Letra e Presidentit të Italisë, Sergio Matarella:

Në përvjetorin e lumtur të festës kombëtare, kam kënaqësinë që në emër të popullit Italian dhe në emrin tim personal t’ju shpreh urimet më të përzemërta. Kosova e di se mund të llogarisë në Italinë, një vend mik i angazhuar konkretisht në ndjekjen nga afër të forcimit institucional dhe zbatimin e reformave që në mënyrë progresive mund të përafrojnë me Bashkimin Evropian.

Mbështetja jonë e plotë në një proces të tillë, dëshmohet edhe me pjesëmarrjen e vazhdueshme në misionin e KFOR-it, ku Italia vazhdon ta ketë komandën.

Në një kontekst të tillë është thelbësor edhe në kuadër të stabilitetit rajonal procesi i dialogut mes Prishtinës e Beogradit i lehtësuar nga BE-ja, që Italia e mbështet me bindje. Në këtë frymë, ju shpreh edhe njëherë urimet më të sinqerta për mirëqenien tuaj dhe prosperitetin e popullit mik Kosovar.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!