Katër të rinjtë e arrestuar për përplasjen me armë zjarri në qendër të Shkodrës do të dalin sot para Gjykatës së Shkodrës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Mësohet se të rinjtë, dy nga Durrësit, nga një Maqedonia dhe një nga Shkodra, sapo kanë mbërritur në gjykatë. Bëhet fjalë për shtetasit Liridon Lushi, 27 vjeç, Arxhend Rexha, 31 vjeç, Ension Buraku, 28 vjeç, dhe Riad Xheladini, 22 vjeç.
Këta persona qëlluan me breshëri plumbash, në qendër të pedonales së Shkodrës, ndaj një “BMË-je” të drejtuar nga shtetasi Mirsad Meta, që ishte dhe shënjestër e atentatit, por që ky i fundit shpëtoi mrekullisht, ndërsa plumbat plagosën rëndë një 35-vjeçare.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 6 shkurtit, ndërsa sipas policisë, Mirsad Meta iu është kundërpërgjigjur me plumba personave të arrestuar, por që fatmirësisht nuk pati viktima. Shkak i përplasjes me armë dyshohet se ka qenë prishja e pazareve të drogës.
Katër të arrestuarit akuzohen për “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.