MENU
klinika

Fjalim në parlament

Presidenti i PE-së nesër në Tiranë, takime me krerët e shtetit

02.02.2020 - 18:20

Nesër do të vizitojë Shqipërinë Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli. Ai do të qëndrojë dy ditë në Tiranë, ku do të takohet me Presidentin, kryeministrin, kryetarin e Kuvendit, kryetarin e PD-së dhe të LSI-së. Në qendër të vizitës do të jetë cështja e negociatave me shpresën se në mars do të ketë një dritë të gjelbër për Shqipërinë pas refuzimit të tetorit.

Më 3 shkurt:
Në orën 11:00 takohet me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca;
Në orën 11:30, takohet me Kryeministrin e vendit, Edi Rama, konferencë;
Në orën 14:45 takohet me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryetarët e Grupeve Parlamentare;
Në orën 15:15 Sassoli do të mbajë një fjalë në seancën plenare;
Në orën 16:00 takim me Presidentin Ilir Meta.
Më 4 shkurt:
Në orën 10:45 takim me Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin në selinë e PD.