MENU
klinika

Në moshën 56-vjeçare!

Quentin Tarantino bëhet baba për herë të parë

23.02.2020 - 14:28

Regjisori dhe aktori i njohur, Quentin Tarantino, është bërë baba për herë të parë në moshën 56-vjeçare.

Partnerja e tij, Daniella Pick, ka sjellë në jetë fëmijën e parë të çiftit, një djalë të cilit nuk ia kanë zbuluar ende emrin. Regjisori e dha lajmin e bukur të pritjes së ëmbël në një prononcim për “People”, ndërsa ende nuk kanë bërë asnjë njoftim për ardhjen në jetë të fëmijës së tyre.

Një i afërt me çiftin zbuloi lajmin e bukur, ndërkohë që fansat u bënë kuriozë të mësojnë emrin dhe të shohin portretin e bebushit. Sipas burimeve, djali i tyre ka lindur në Izrael, në Tel Aviv.

Tarantino dhe Pick u njohën për herë të parë në vitin 2009, ndërsa në nëntor të vitit 2018 u martuan në një ceremoni private në Los Angeles.