MENU
klinika

Çfarë pret nga qeveria shqiptare?

Reagimi i ambasadës amerikane për paketën ‘Anti-KÇK’

02.02.2020 - 11:16

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas miratimit te paketës ‘Ant-KÇK’, ndërsa thekson faktin se me rëndësi është zbatimi i reformave në drejtësi.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ ambasada pohon se mirëpresin nga qeveria shqiptare që të parandalojë krimin e organizuar që përdor pasurinë e paligjshme për të minuar themelet e shtetit.

Deklaratë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara mbi ligjin Anti-KÇK:

Ndërsa vazhdon zbatimi i reformave të rëndësishme të drejtësisë, Shtetet e Bashkuara mirëpresin përpjekjet e intensifikuara nga Qeveria e Shqipërisë për të parandaluar krimin e organizuar që të përdorë pasurinë e paligjshme për të minuar themelet e shtetit ligjor. Mekanizmat e përforcuar për zbatimin e ligjit duhet edhe të mbështesin institucionet e reja të drejtësisë të ngarkuara me ndjekjen penale të krimit të organizuar, edhe të harmonizohen me standardet e procesit të drejtë ligjor. Ne do të vazhdojmë ta ndjekim zbatimin e këtij ligji me interes te madh.