MENU
klinika

BE dërgon ekspertë

Rindërtimi nën monitorim të rreptë, SHBA ngre Akademinë e Transparencës

18.02.2020 - 10:32

Procesi i rindërtimit do të jetë nën mbikqyrjen e rreptë të amerikanëve dhe europianëve. Në fondin prej 5 milion dollarë të dhuruara nga SHBA, një pjesë e mirë e tyre do të shkojnë për ndërtimin e Akademisë së Transparencës.

Por edhe BE nga ana e tij do të dërgojë në Shqipëri ekspertë që do ta monitorojnë këtë proces për tu siguruar që çdo qindarkë e dhuruar nga komuniteti ndërkombëtar të shkojë aty ku duhet.

Në konferencën e donatorëve u mblodhën 1 miliard 115 milion euro, fatura e tërmetit është 1 miliard euro.

Ursula von der Leyen: Kemi rënë dakord të kemi një marrëveshje ku do të përcaktojmë parimet kyçe të transparencës. Duam që kjo shenjë solidariteti të investohet në mënyrën e duhur transparente dhe llogaridhënëse. Jemi të gatshëm të dërgojmë ekspertët tanë. Marrëveshjen do ta nënshkruajmë së bashku. Do të sigurohemi që parimet bazë të rindërtimit të respektohen. Kam ofruar dhe do të ofroj të gjithë mbështetjen ta kalojmë së bashku procesin e rindërtimit.

Edi Rama: Pashë shumë njerëz që vinin baste në ekrane televizive dhe lajmet online se do të ishte gjithçka katastrofë. E humbën bastin kështu që mos vinin bast për mua dhe qeverinë time. Ne mundemi dhe do ti menaxhojmë. Po punojmë me miqtë amerikanë dhe këto institucione. Jemi të sigurt që Ursula do të na japë më të mirët prej tyre. Është një shumë e madhe për ne dhe për ta dhe ne duhet të bëjmë më të mirën.

Siç e patë, miqtë amerikanë nuk erdhën me shumë para por me disa argumenta të mira që të sigurohemi që këto para të përdoren në mënyrë transparente. Ishin bujar më shumë seç e prisja unë, por kur isha në SHBA u kërkova që të ndërtojnë Akademinë e Transparencës që do të monitorojë standardet dhe do të vlerësojë kriteret dhe procedurat për tenderat publikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“BE 100 mln euro nga buxheti për Rindërtimin pas tërmetit”

Konferenca e donatorëve/ Von Der Leyen: E gjithë bota u solidarizua!

Fatura e plotë e dëmeve del në...

Konferenca e donatorëve/ Rama takon Merkel

Soreca tregon ç'do ndodhë pas Janarit

15 mln euro nga BE ishin vetëm hapi i parë