MENU
klinika

Mbyllja e dosjes CEZ

Romeo Kara kallëzon në SPAK gjyqtarin Lazer Sallaku

20.02.2020 - 12:02

Eksperti Ligjor i OSHEE, Romeo Kara ka kallëzuar në SPAK gjyqtarin Lazer Sallaku, i cili vendosi pushimin e hetimeve për dosjen e privatizimit të CEZ.

Në kallëzimin drejtuar kreut të SPAK, Arbën Kraja, thuhet se gjyqtari Sallaku ka cënuar sigurinë juridike dhe ka shpërdoruar detyrën duke rrëzuar padrejtësisht kërkesën për konstatimin të kompetencës, cilësim i qëllimshëm dhe i mangët juridik i veprave penale, moskonstatim i qëllimshëm të veprave të shumta penale, mungesë e qëllimshme e plotë hetimi, moskonstatim i qëllimshëm i kompetencave si dhe pushim i padrejtë i pambështetur në ligj i cështjes.

Nga kallëzuesi kërkohet sekuestrimi i të gjithë dosjes së çështjes, hetimi i saj dhe si procedurës së ndjekur deri tani si dhe i vendimit të pushimit të çështjes në 24 janar 2020. Baza ligjore mbi të cilën është mbështetur kallëzimi është Kushtetuta dhe Kodi Penal.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Do të nisë ҫmontimi i korrupsionit..."

“SPAK”/ Çështjet e ‘nxehta’ po presin shtatorin