MENU
klinika

Haradinaj: Është një gabim i madh

“Rrezik për Kosovën nëse udhëhiqet nga Kurti”

29.02.2020 - 15:14

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po e quan mashtrues kryeministrin Albin Kurtin. Kreu i AAK’së thotë se vendimi i të enjtes për heqje të pjesshme të taksës është një kamuflim, pasi siç thotë Haradinaj vendimi është i qartë se taksa do të hiqet krejtësisht për dy javë. “Është një gabimi i madh”, ka thënë Haradinaj. Lideri i AAK’së thotë se është shumë e vështirë që të rivendoset taksa, duke u bazuar në atë se sa e vështirë është që të hiqet një vendim i tillë.

Më tej ish-kryetari i qeverisë ka thënë se Albin Kurti tashmë është dorëzuar përballë presioni të perëndimorëve, dhe shpreh shqetësimin e tij se çfarë do të ndodh me Kuritn kur të afrohet faza për arritjen finale të marrëveshjes dhe kur presioni do të jetë jashtëzakonisht më i madh. Siç potencon Haradinaj, është e rrezikshme që Kosova të qeveriset nga Albin Kurti në fazat e ardhshme. “Ai e ka specialitet mashtrimin”, ka shtuar tutje Haradinaj, duket thënë se Kurti po e kthen pushtimin ekonomik të Serbisë në Kosovë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Veseli thirrje qeverisë së re të Kosovës

“Të mos hiqet taksa 100 përqind ndaj mallrave serbe”


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë