MENU
klinika

Pjesëmarrja në Sanremo

Alketa Vejsiu e paska parashikuar para tre vitesh

05.02.2020 - 11:13

Alketa Vejsiu është e para moderatore shqiptare e cila do të prezantojë në festivalin e famshëm “Sanremo” në Itali.

Ajo do të jetë në skenë krah emrave të famshëm dhe ky është padyshim një sukses i madh për moderatoren shqiptare. Ditën e nesërme ajo do të realizojë një nga ëndrrat e saj më të mëdha dhe dëshirën e paska shprehur që vite më parë.

Pak më parë moderatorja ka publikuar në Instagram një video ku ju premton të gjithëve se një ditë do e shohim në skenën magjike.

“3 vjet me pare e kisha thëne këtë! Si një premtim ndaj vetes, si një bast profesional por mbi të gjitha si një ëndërr!
Shihemi nesër❤️ Ora 21.00. Do të jetë edhe Shqipëria me mua, e di”, shkruan Alketa.