25.02.2020 - 12:03
Virusi vdekjeprurës me zanafillë në Wuhan të Kinës ka marrë deri tani mbi 2700 jetë njerëzish, ndërsa 80.000 të tjerë rezultojnë të infektuar.
Epidemia ka vënë në alarm botën, mirëpo një fije shpresë vjen nga Vietnami. Në këtë shtet janë shëruar të gjithë personat e prekur nga koronavirusi.
Sipas “New York Times”, lajmin e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë së Vietnamit. Pacienti i fundit i infektuar ishte një 50-vjeçar dhe ai ka arritur të dalë nga spitali, ndërsa në mesin e të shëruarve ishte edhe një foshnje 3 muajshe.
Ende nuk ka të dhëna të tjera për shërimin e këtyre personave./ New York Times
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Çfarë thonë shkëncëtarët?
Zbulohet burimi i përhapjes së koronavirusit!
Lista e kontrollit
Çfarë duhet të dini rreth koronavirusit?
"Askush nuk na ka informuar"
Virusi kinez/ Qytetarët: Në aeroport nuk ka kontrolle
150 vdekje të reja në Kinë