MENU
klinika

Përmbytet vila e shekullit të XVII

Shirat nuk kursejnë as pasurinë e George dhe Amal Clooney

21.02.2020 - 14:24

Fusha e tenisit është plotësisht e përmbytur, por edhe kopshti dhe veranda. Parku përreth villës në Angli e George dhe Amal Clooney ka mbetur plotësisht e mbuluar nga uji, pas daljes nga shtrati të lumit Tamixhi, si pasojë e shirave të furishëm.

Nuk është hera e parë, që vila që ndodhet jo shumë larg lumit, përmbytet nga shirat. E njëjta gjë kishte ndodhur edhe në 2016. Vila e shekullit të XVII në Sonning, Berkshire, është blerë nga George dhe Amal në 2014 për 7.5 milion stërlina.

Përpara se të transferoheshin përfundimisht çifti rikonstruktoi vilën, duke investuar një shumë të konsiderueshme parash për të realizuar dy pishina (një në ambient të jashtëm dhe një brenda), fushën e tenisit dhe një kinema private. Prona shtrihet në një sipërfaqe prej 4 hektarësh dhe është e rrethuar nga pyje dhe kopshte, që i japin privatësi çiftit.

Por duket se kjo s’ka mjaftuar pasi familja Clooney ka kërkuar një leje për të ngritur barrierat dhe për të penguar sytë e kuriozëve.