MENU
klinika

Ja ku gjendet ajo

Shkencëtarët zbulojnë gjallesën e parë që mund të jetojë pa oksigjen

26.02.2020 - 18:43

Shkencëtarët zbuluan një organizëm të unik i cili nuk e ka të nevojshme oksigjenin për të jetuar.

Bëhet fjalë për një parazit të vogël që jeton në indet e salmonit dhe evoluoi në mënyrë që të mos ketë nevojë për oksigjen për të prodhuar energji. Njëri prej bashkëpunëtorëve në kërkim, Stephen Atkinson shprehet se është hera e parë që zbulohet një gjallesë shumëqelizore e cila nuk ka asnjë sistem respirativ dhe nuk i nevojitet oksigjeni për të jetuar.

Henneguya salminicola është një “cnidarian myxozoan”, një lloj gjallese që ka lidhje me kandilin e detit dhe koralet. Jeton brenda salmonit dhe “vjedh ushqyes të gatshëm” prej tij, tha Atkinson, në vend që të konsumojë oksigjen direkt. Organizmi formon cista të vogla të bardha në muskulin e salmonit. Sipas studiuesve ajo nuk e dëmton salmonin se dhe nuk infekton njerëzit. Ajo është përshtatur duke hedhur poshtë gjenomën e saj mitokondriale tërësisht. Mitokondria e shndërron ushqimin në energji në shumicën e organizmave.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”