MENU
klinika

Rritet me 13.3% fluksi i pasagjerëve

Shqipëria drejt një sezoni më të gjatë turistik

07.02.2020 - 13:24

Rritja gjatë 2019-ës është shtyrë kryesisht nga kategoria e fluturimeve të programuara e cila u rrit me 13.8% krahasuar me 2018-ën. Pasagjerët e fluturimeve charter këtë vit pati një rritje prej 8.3% nga 2018. Fluksi i fluturimeve dhe pasagjerëve në aeroportin “Nënë Tereza” përgjatë 3 viteve të fundit është rritur jo vetëm në periudhat pik qershor-shtator dhe dhjetor, por edhe në muajt maj e tetor.

“Nëse do të vendosnim një indikator të sezonalitetit për muajt me mbi 250 mijë pasagjerë për muaj, këto dy vitet e fundit mund të vërejmë, se sezonaliteti është zgjatur duke përfshirë edhe muajin maj dhe tetor. Ky është një indikator pozitiv, se vendi po shkon drejt një sezoni më të gjatë turistik, nga 4 në 6 muaj”– bën të ditur Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar (AAC).

Viti 2019 ka qenë një vit dinamik sa i përket hyrjeve dhe daljeve të kompanive ajrore nga tregu shqiptar i fluturimeve. Kështu, në muajin mars 2019 filloi operimin kompania flamur-mbajtëse shqiptare “Air Albania”, e cila e mbylli vitin 2019 me 125 072 pasagjerë. Dy kompani të tjera të reja në tregun shqiptar, vitin që lamë pas, ishin zvicerania “Edelweiss” dhe kompania evropiane me kosto të ulët “EasyJet”.

Numri i destinacioneve nga/për Tiranë është rritur, duke shkuar në 59 vitin që lamë pas, nga 52 në vitin 2018 dhe 45 në vitin 2017. 10 destinacionet më popullore nga/për TIA janë 5 qytete italiane, si edhe Stambolli, Londra, Frankfurti dhe Athina. Milano vijon të mbetet destinacioni kryesor nga/për TIA.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si u nda tregu ajror në prill?

Trefishohen fluturimet me charter


Ndryshimet që po synohen të finalizohen

Të pathënat nga skema e re e pensioneve

Një skemë garancie sovrane për bujqësinë

Brenda qershorit, rishikohet buxheti 2024!

Rritje pritet edhe nga stomatologët dhe psikologët

Pas taksimit për profesionet e lira, avokatët shtrenjtojnë tarifat!