MENU
klinika

Gjykata Kushtetuese fushë beteja

Tre çështje të nxehta që përplasin Ramën e Metën

22.02.2020 - 20:52

Gjykata Kushtetesuese edhe për shumë kohë do të jetë e ekspozuar përballë debatit politik për faktin se ajo duhet të shprehet për disa çështje të rëndësishme.

Organi me i lartë garant i ligjit, ka në dorë fatin e vetë Metës President, fatin e zgjedhjeve të 30 qershorit por dhe Teatrit Kombëtar. Gjykata Kushtetuese, prej muajsh ka mbajtur të ndezur zjarrin e debatit politik, kryesisht mes presidentit dhe mazhorancës socialiste. Ky konflikt përveç arsyeve teknike apo shkeljeve të hapura të procedurave ligjore, reflekton thellë edhe qellime politike, për faktin se kur ky organ, në momentin që do të jetë funksional i duhet të shprehet për disa çështje mjaft të rëndësishme, të cilat prekin “status quon” aktuale politike.

Vetë fati i presidentit Ilir Meta, i cili ka ngritur alarmin se mazhoranca ka shtrirë duart drejt drejtësisë, është në dorën e këtij institucioni. Në kuvend prej muajsh është ngritur komisioni hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit, të cilin mahzoranca e akuzon për shkelje të rëndë kushtetuese e për këtë i referohen anulimit të datës së zgjedhjeve por dhe për mënyrën se si ai zgjodhi Marsida Xhaferrllarin, si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Komisioni ka mandat deri në fillim të prillit, kur dhe do të dalë me një raport për akuzat ndaj kreut të shtetit.

kolana e librave

Po ashtu Kushtetueses i duhet të shprehet edhe për një çështje tjeter mjaft të rëndësishme pjesë e debatit poltike. Fatin i zgjedhjeve të 30 qershorit. Ankimi i Kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademit për shpalljen nul të zgjedhjeve vendore është pranuar në dhomë këshillimi, ndërsa gjykimi në thelb do të nisë kur ky institucion të garantojë kuorumin e nevojshëm me anëtarë. Në duart e Gjykatës Kushtetuese, është edhe fati i Teatrit Kombëtar, institucion ky i kthyer ne simbol rezistence pasi artistsë dhe aktivistë, për më shumë se dy vjetësh protestojnë kundër vendimit të Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë për prishjen e tij.

Këto çështje të cilat mbërthejnë në vetvete një debat të nxehtë poltik dhe social, duket se edhe për shumë kohë do ta ekspozojnë Gjykatën Kushtetuese si një organ në qendër të vëmendjes politike, ku secila palë lufton për interesat e saj.