Pas tri humbjeve radhazi, 2 në kampionat dhe një kupë, Partizani rikthehet fuqishëm, me një fitore 3-0 në Gjirokastër ndaj Luftëtarit. Tre gola dhe vend i tretë prozivor për të kuqtë.
Miqtë e kanë nisur mirë ndeshjen, pasi Solomon që në minutën e dytë përfiton nga një gabim i portierit vendas. Në minutën e 17-të vjen gjuajtja potente e Brojës dhe Partizani e mbyll 2-0 pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, në minutën e 72-të, Cordeiro shënon një gol të bukur nga distanca. Minutat e mbetura luhet thjesht për të mbyllur kohën e rregullt, pasi Luftëtari është i pafuqishëm.
Ky rezultat rikthen Partizanin në pretendimet për titull, me shpresën Tirana dhe Teuta të ndalen në barazim mes tyre, pse jo Kukësi dhe Bylis të ndalen në ndeshjet e tyre përkatëse.