MENU
klinika

Nga Rozart Dani

Tregtia e harruar e skllevërve të bardhë në Afrikën e Veriut

15.02.2020 - 08:03

Në kronikën e tij, historiani Samuel Turon ringjall një pjesë pak të studiuar të historisë: tregtia e skllevërve të bardhë në Berberi e cila preku mes 1.3 milion dhe 2.5 milion njerëz përfshirë një pjesë të Jugut të Francës, provencat aktuale të Provence dhe Languedoc.

Viktor Hugo në Ruy Blas krijoi personazhin djallëzor e manipulator Don Saluste, personazh i urryer, i cili, për të rimarrë përfitimet e monarkisë spanjolle, nuk ngurron që nipi i tij Don Çezari t’i dorëzohej Berberëve. Kjo pjesë, e cila hyri në kulturën popullore me filmin e Gérard Oury, “La Folie des grandeurs”, ku Louis de Funès shkëlqyeshëm mishëron Don Salusten e shëmtuar, duke interpretuar një Ruy Blas të trishtuar, luajtur nga Yves Montand, tregonte për herë të parë në kinema një episod shumë pak i studiuar nga historianët dhe kryesisht të panjohur në Francë e gjetkë, tregtinë e skllevërve të bardhë në Berberi.

Osmanët kontrollonin Afrikën e Veriut.

Çfarë është Berberia?
Berberia përcakton deri në shekullin XIX bregdetin e Afrikës së Veriut që shtrihet nga Maroku deri në Tripoli,(Libia aktuale). Këto toka nuk njihnin pushtetin qendror, apo një sistem politik të organizuar rreth një strukture shtetërore. Nga shekulli XIV, Osmanët morën nën kontroll Afrikën e Veriut dhe u imponuan si zotër të rajonit. Ata ushtronin vetëm një fuqi të largët atje, megjithatë, duke lënë pjesën më të madhe të funksioneve mbretërore te shefat vendorë, të cilët kishin nënshkruar vasalitetin me ta.
Përballja midis botës së krishterë dhe muslimane, karakterizuar nga gjitha kryqëzatat e kryera mes shekujve XI dhe XIII, u rikthye në shekullin e XIV pas zgjerimit të Perandorisë Osmane, pasi “Reconquista” kishte ndaluar e më pas zvogëluar zgjerimin arab-musliman në Spanjë, Portugali dhe gjysmën jugore të Francës. Nga ky moment thelbësor, dy ngjarje të përbashkëta do të shpjegonin epokën e artë të tregtisë së skllevërve të bardhë në Magreb.
Nga 400.000 fillimisht deri në 800.000 njerëz u larguan nga Spanja. Rënja e Boabdilit, në Emiratin e Granadas, në vitin 1492 çoi në fillimin e zbaticës masive të moriskove që jetonin në Spanjë drejt Afrikës së Veriut, 10 vjet më vonë si shkak i dekretit të vitit 1502 i cili zyrtarizonte vetëm katolikët si nënshtetas spanjoll. Në vitin1609, Mbreti Filip i III-të i Spanjës nxori një tjetër dekret që shpalli dëbimin e moriskove. Rreth 800 mijë u larguan nga Gadishulli Iberik, shumica e tyre që jetonin në Aragon (20% e popullsisë) dhe në rajonin e Valencia (40% e popullsisë). Me të mbërritur në Magreb ata u masakruan nga popullsia vendase që i shihte ato si të krishterë renegatë. Ata që mbijetuan mbushën radhët e piratëve Berberë, veçanërisht brenda Republikës së Sales, ku moriskot nga fshati Hornachos në Ekstremadura themeluan një republikë pirate.

Në të njëjtën kohë, duke filluar nga shekulli XIV, Osmanët morën nën kontroll Afrikën e Veriut. Ata gjithashtu aneksuan në të njëjtën periudhë tokat që shkonin deri në Jemen në jug-lindje dhe mbizotëruan Ballkanin që nga rënia e Kostandinopojës në 1453. Perandoria Osmane ishte atëherë në kulmin e saj.
Në Islam, bota është e ndarë në tre kategori: Dar-al-Islam, “territori i Islamit”, Dar-al-Ahd, “territori i aleancës”, ku përfshihen shtetet të cilat kanë bërë aleancë me vendet muslimane dhe Dar-al-Harb duke përcaktuar “territorin e luftës”, kryesisht me “pabesimtarë” të krishterë, të cilët duheshin luftuar. Qëllimi i secilit sovran ishte të bashkojë të gjitha këto territore nën Dar-al-Islam.
Ky konceptim i organizimit të botës i kombinuar me zgjerimin e një fuqie të madhe myslimane si dhe me analizën e situatës që kemi bërë me lart për Afrikën e Veriut dhe Gadishullin Iberik na lejon të kuptojmë arsyet që shpjegojnë zhvillimin e tregtisë së skllevërve të bardhë në Berberi.
Kështu, muslimanët dhe të krishterët përplasen si në tokë ashtu edhe në det.Në tokë, situata është e përkeqësuar, pasi siç kemi parë, edhe pse osmanët arritën deri në portat e Vjenës, moriskot sapo ishin dëbuar nga Gadishulli Iberik . Në det, beteja e Lepantos u fitua nga koalicioni i krishterë kundër trupave osmane në vitin 1571. Sidoqoftë, muslimanët nuk mund të lejonin veten e tyre për t’u lënë të krishterëve sundimin e deteve. Tregtia e skllevërve u bë një zgjidhje luksi për osmanët.
Në fakt Berberët kanë qenë të përfshirë në tregtinë e skllevërve që nga lashtësia, rajoni i Bexhaias në Kabili ishte shumë i njohur si pikë strategjike e berberëve. Në të vërtetë, Bexhaia është afër Algjerit, ku ndodhej tregu më i rëndësishëm i skllevërve i botës muslimane. Languedoc dhe Provence ishin veçanërisht viktima të këtyre sulmeve të vazhdueshme që nga fillimi i vitit 1000.
Qytetet bregdetare të Languedoc dhe Provence u ndërtuan në atë lartësi që të mund të mbizotërojnë detin dhe të jenë në gjendje të përballen me pushtime, plaçkitje dhe vjedhjen e burrave, grave e fëmijëve. Maurët u vendosen veçanërisht në masivin me të njëjtin emër dhe janë në origjinën e emrit të disa lokaliteteve përfshirë Ramatuelle (Rahmatu-Allah) që nënkupton Mëshirë Hyjnore, ose Saint-Pierre d’Almanarre (Shën Pjetër i Almanarres) që nënkupton farin Al-Manar.
Deri në shekullin e XVIII longdocianët dhe provincasit jetonin nën kërcënimin e zbarkimeve berbere, ashtu si gjithë banorët e veriut të Mesdheut perëndimor. Osmanët më pas shfrytëzuan këtë traditë të gjatë duke u dhënë më shumë burime finaciare e ushtarake berberëve, madje edhe duke i pajisur me anije.

Bastisjet arritën deri në Reikjavik të Islandës.

Piratë të frikshëm, berberët dominuan detet mes shekujve XVI e XVIII: ata plaçkitën dhe sulmuan të gjitha anijet e krishtera që hasën në Mesdhe dhe Atlantik dhe kryen sulme të shumta në Reikjavik, Islandë.
Gjatë kësaj periudhe, dhuna e berberëve ishte e tillë sa që tokat midis Valencias e Malagas përjetuan një eksod të përgjithshëm drejt vendeve fqinje të bregdetit. Disa fshatra u zhdukën përgjithmonë, pasi e gjithë popullata ishte dëbuar dhe kthyer në skllavëri.
Më 20 qershor 1631, fshati irlandez i Baltimorit, për shembull, u zbraz plotësisht nga banorët e tij. Në Islandë, midis 400 dhe 900 vetë u morën me dhunë dhe u shitën në Algjer në vitin 1627. Por një pyetje lind; çfarë u bë më pas me këta skllevër? Ku përfunduan ata e pasardhësit e tyre, nëse do kishin?
Shumica e tyre u shitën në tregjet e Algjerit, Tripolit apo Tunizit përkrah skllevërve të zinj, veçanërisht në Libi. Burra me status të ulët shoqëror i’u shiten pronarëve të tokave ku punonin si shërbyes ose në ferma dhe agrikulturë. Të tjerët u shiten si skllevër te piratët, ku kaluan gjith jetën e tyre në anijet piate barbare apo osmane. Gratë u shiten si shërbëtore ose për të “ushqyer” haremet të cilat ishin të përbëra nga gra evropiane ose subsahariane.
Në fakt është e ndaluar në Islam të skllavërosh një grua muslimane për praktika seksuale ose argëtuese, prandaj për këtë rol merreshin femrat e krishtera. Roli i këtyre femrave të bukura e tërheqëse ishte ti siguronin pasardhës Sulltanit. Skllevërit më të pasur ose më me ndikim mbaheshin për të përfituar shpagime të majme. Ndër skllevërit më të famshëm të berberëve shënohet autori spanjoll Miguel de Servantes që u shit si skllav në Algjer në vitin 1575 pas betejës së Lepantos dhe u ble nga Spanja në vitin 1580. Ndërkohë djemt e rinj konvertoheshin në Islam dhe përgatiteshin për tu futur në rradhët e Jeniçerëve.
Vajzat e reja më të bukura e inteligjente i’u bashkoheshin haremit.
Amerikanët paguanin haraç te osmanët, në mënyrë që anijet e tyre të mos prekeshin nga piratët në përgjithësi, musliman apo të krishterë qofshin ato.
Pak historianë janë interesuar për tregtinë e skllevërve të bardhë në Barbari, edhe pse pesha e sajj demografike dhe ekonomike, ishte megjithatë e konsiderueshme. Gjatë një periudhe që varion nga viti 1500 deri në vitin 1800, numri i njerëzve të skllavëruar vlerësohet të jetë midis 1.3 deri në 2.5 milion. Pesha ekonomike është e vështirë të llogaritet, por, shembull, nëse qeveria amerikane ndante rreth 20% të buxhetit të saj që barbarët të mos preknin anijet e tyre tregtare, shuma është marramendëse.
Në fillim të shekullit XIX, fuqitë evropiane bashkuan forcat për t’i dhënë fund skllavërisë së të bardhëve në Afrikën e Veriut, duke marrë vetë monopolin e tregtisë së skllevërve të zinj, nën bekimin edhe të vetë kishës katolike.
Ndërsa në Kongresin e Vjenës të 1815, themelet u hodhën “për heqjen e skllavërisë së të bardhëve në Afrikë”, sipas fjalëve të Admiralit Sidney Smith të Marinës Mbretërore. Më 1830, pushtimi i Algjerisë nga Franca i dha fund tregtisë së skllevërve në pergjithësi në Afrikën e Veriut dhe mbretërimit të berberëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Historia ekonomike amerikane

Një histori 400-vjeçare progresi