MENU
klinika

Përgjigjet neurokirurgu

U kurova për hernie diskale por këmbën e kam të mpirë, më jepni një zgjidhje

01.02.2020 - 11:18

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Para dy muajsh, kam kaluar një herni diskale dhe kam marrë mjekimin përkatës. Tani jam shumë më mirë.
Ndonëse dhimbjet e mëdha më janë pakësuar ndjeshëm, këmbën e kam të mpirë gjatë gjithë kohës dhe kjo më shqetëson.
Ju lutem doktor, çfarë mjekimi më rekomandoni apo këshillash që duhet të ndjek. Sa duhet të ec në një ditë, apo duhet të bëj pushim absolut?

Përgjigjet neurokirurgu: Pas një sulmi akut të hernisë diskale ndodh që dhimbjet të pakësohen, por mpirja (perziston/ngec) dhe kjo ndodhë për shkak të atakimit (sulmit) të fijeve sensitive të nervit. Në qoftë se mpirja është shumë e theksuar, atëherë me siguri se hernia diskale është masive. Do si do, nëse deficiti neurologjik (humbja e forcës muskulore të shuplakës së këmbës) nuk është shumë e theksuar, atëherë pritni edhe pak kohë, sepse duhet të kalojë. Nëse jo, mund të merrni një mendim profesional nga neurokirurgu. 

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.