Kohët e fundit janë shtuar rastet e raportimeve të njerëzve për shfaqjen e UFOve, megjithatë raportimet që kanë bërë më së shumti bujë ditët e fundit kanë qenë ato, që për temë kryesore kanë pasur shfaqjen e “UFO-ve binjakë” në qiellin e Floridës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndikim të madh në reputacionin e këtyre dy UFO-ve kanë pasur numri i madh i fotografive dhe videove që janë dërguar nga një numër i madh njerëzish. Tani, paraqitja e këtyre dy UFO-ve, që duket se janë parë qartë nga një numër i madh dëshmitarësh, janë bërë temë e shumë debateve, në mesin e hulumtuesve të dukurive paranormale, të cilët mendojnë se paraqitja e këtyre “UFO-ve Binjakë” është një provë më shumë që nuk jemi vetëm në univers.