Robert Berisha e ka sqaruar njëherë e mirë, se nuk dëshiron më ta quajnë “Roberti i Norës”.
I ftuar në “Soiree” ai u shpreh se ka një background të gjerë në muzikë dhe një trashëgimi të madhe kulturore.
Roberti tregoi se është diplomuar për piano dhe është djali i një kompozitori dhe nipi i një producenti të dirigjimit në Berlin të Gjermanisë. Ai e pa të arsyeshme ta sqarojë këtë sepse shumë njerëz e njohin vetëm si bashkëshorti i Nora Istrefit.
“Unë jam pianist i diplomuar në akademi të muzikës. Djali i Tomorr Berishës kompozitor, axha im është Bajram Berisha producent i dirigjimit në Berlin të Gjermanisë. Që ta dinë të gjithë se më thonë Roberti i Norës, jo, Roberti është i Tomorr Berishës”.
Ndër të tjera, Roberti u sfidua nëse vërtet mund të këndonte këngën e fundit të ish-bashkëshortes së tij “Anna”. Ai jo vetëm që pranoi, por interpretoi mjaft këndshëm me nota popullore.