MENU
klinika

"Copy-paste"

Vdes personi që krijoi komandën e preferuar të shqiptarëve

20.02.2020 - 12:03

Larry Tesler, një ikonë e hershme e kompjuterikes, ka vdekur në moshën 74-vjeçare. Ai nisi të punonte në Silicon Valley në fillim të viteve të 60-a, në një kohë kur kompjuterët ishin të paqasshëm për shumicën e popullatës.

Falë inovacioneve të tij – që përfshinin komandat “cut” (shkëput), “copy” (kopjo) dhe “paste” (barte) – kompjuteri u bë më i thjeshtë për t’u mësuar e për t’u përdorur.

Komandat e tij u inkorporuan në softuerin e kompjuterit “Lisa” më 1983 dhe në Macintoshin që u lansua një vit më pas, shkruan BBC. Tesler ishte lindur në Bronx të New Yorkut më 1945. Ai kishte studiuar në Stanford University në Kaliforni.

Pas diplomimit, ai specializoi në hartimin e ndërfaqes për përdorues – për të bërë më të përshtatshme për përdoruesit sistemet kompjuterike. Ka punuar në shumë kompani të mëdha gjatë karrierës së tij, përfshirë Applen ku kaloi 17 vjet. Pas largimit nga Apple, Tesler hapi kompani të veten dhe punoi edhe për Amazonin e Yahoon.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”