Hedda Gabler asnjëherë nuk u pajtua me realitetin. Ajo mbeti gjithmonë një vajzë e bukur me një shpirt të çmendur.
Nuk e dashuroi kurrë burrin e saj, pavarësisht se ishte e detyruar të jetonte me të dhe asnjëherë nuk u plotësua materialisht, pavarësisht se lindi vajza e gjeneralit Gabler. Në kohët e sotme ka shumë Gabler moderne, prandaj ajo shndërrohet në ikonë. Është regjisori i ri Botond Nagy nga Rumania, i cili u propozua nga Teatri Komëbtar I Rumanisë, për të sjekkë këtë vepër këtu në Teatrin Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli. Gjithçka binte në sy, më shumë se cdotjetër ishte dalja jashtë kornizave dhe teatrit klasik.
Më shumë si vajza e babit se sa e burrit të saj. Kjo grua e re, inteligjente, e paparashikuehsme dhe disi e pandershme, e cila nuk ka frikë të manipulojë burrin dhe miqtë e saj. Aktorja Ermira Hysaj gjatë gjithë kohës është nën lëkurën e shpirtit të çmendur të Heddës, brenda trupit të një shoqërie konservatore.
Në skenë e shoqërojnë aktorët Romir Zalla, Mateo Dervishaj, Adriana Tolka, Alfred Trebicka e Alerto Celoaliaj.
Botond Nagy është ai lloj regjisori është i dallueshëm lehtësisht në stilin e tij. Elementët teknikë si muzika apo ndricimi kanë një qasje karakteristike. Hedda Gableri i tij është një prezantim i realitetit të ashpër e të pakompromis.
Kryevepra e Ibsen e parë në epokën e divorcit, na bën ende të kuptojmë se Heddat moderne ekzistojnë të bllokuara mënëyrë të pafuqishme dhe pa dashuri. Prandaj dhe lufta e saj është kundër realietit, të tashmes gri. Në këtë luftë ajo ka vetëm një aleat, dashurinë dhe kujtimin e babait të saj. Prandaj edhe Gabler është kundra botës, kundra jetës, duke u mishëruar si e bukura kundër realitetit.
Hedda Gabler pati premierën botërore më 31 janar 1891, dhe autori Ibsen ishte vetë i pranishëm në Rezidestheater në Mynih. Personazhi i quajtur Hedda konsiderohet si një nga rolet e mëdha dramatike në teatër.