MENU
klinika

Përgjigjet mjekja e përgjithshme

Vuaj nga klaustrofobia. Çfarë duhet të bëj?

15.02.2020 - 11:07

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje, jam 35 vjeçe dhe vuaj nga klaustrofobia. Çfarë duhet të bëj?

Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Klaustrofobia është e ndryshme, në varësi të rastit dhe të njeriut dhe, nëse vërtet kërkon të shpëtosh prej saj, nevojitet një analizë e thelluar psikologjike… Klaustrofobia mund të jetë latente apo shumë e zhvilluar, duke krijuar, në varësi të rastit, edhe një kufizim në jetën e pacientit, i cili do ta ketë të vështirë të qëndrojë i vetëm në shtëpi apo të ndërrojë vend pune a vend banimi, si dhe të udhëtojë me mjete mekanike. Duhet thënë edhe se nuk është gjithmonë e nevojshme të eliminojmë plotësisht frikën nga vendet e mbyllura. Mjafton që pacienti të mësojë të bashkëjetojë me problemin e tij.
Klaustrofobia trajtohet me psikoterapi, me teknikat e relaksimit, me terapi kognitive të sjelljes, në disa raste, me ilaçe (siç janë për shembull, antidepresivët dhe anksiolitikët). Për më tepër duhet të bëni një vizitë tek psikologu.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Historia mjekësore

A shërohet klaustrofobia?