MENU
klinika

“Do të paguajmë çmimin në të ardhmen”

Vuçiç: Kemi humbur rastin për kompromis me Prishtinën

18.02.2020 - 10:24

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi mbrëmë se Serbia ka humbur rastin për të arritur kompromis me Prishtinën, ndërsa theksoi se në të ardhmen do të paguajnë çmimin për këtë.

Duke folur për demarkacionin, ai tha se e ka kuptuar që serbët kurrë nuk do të pranojnë atë që cilësohej si rasti i tyre, ndërsa shtoi se ata do të paguajnë çmimin.

“E kam kuptuar mesazhin e popullit, ka qenë një rast i mirë, por e humbëm”, ka shtuar Vuçiç gjatë një interviste dhënë në televizionin serb Happy. Presidenti serb tha se për shkak të kësaj çështje do të kalojnë keq në të ardhmen, duke shtuar se askush nuk do të mund ta fajësoj për këtë.

“Do ta mbroj popullin serb, mbani në mend fjalët e mia për 20 vjet: kemi pasur rastin, por nuk kemi pasur mençuri dhe vetëdije të mjaftueshme”, ka shtuar Vuçiç.