MENU
klinika

"Folëm për zbatimin e ligjit të ri dhe..."

Zbardhet takimi mes ambasadorit Soreca dhe kreut të SPAK

13.02.2020 - 13:37

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka zhvilluar sot një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja. Soreca ka treguar detaje nga takimi mes tij dhe Krajës, ndërsa thekson se ai ishte shumë produktiv, ku u folën për sfidat e SPAK si institucion i ri.

Po ashtu ambasadori thekson se dy zyrtarët kanë folur dhe për zbatimin e ligjit të ri dhe për masat parandaluese. “Takim shumë produktiv sot me kreun e SPAK, Kraja. Diskutuam për sfidat e SPAK si institucion i ri. Folëm për zbatimin e ligjit të ri dhe për masat parandaluese”, -tha Soreca.