MENU
klinika

"Zanatin e vodha nga dritarja"

Zef Deda tregon “incidentin” artistik

21.02.2020 - 13:39

     Është humoristi i të gjithëve. Me talentin e dashurinë për fjalën artistike dhe humorin, sidomos atë shkodran, Zef Deda është një nga kolosët e mëdhenj të komedisë. Ai diti si t’ i bëjë për të qeshur shqiptarët edhe në ditët e errëta të diktaturës. I ftuar në një prej emisioneve të mëngjesit, aktori ka treguar sesi u dashurua me humorin dhe artin në përgjithësi./Konica.al

Zef Deda u bë i njohur menjëherë, me rolin e Çarli Çaplinit. Është ky, roli që shenjoi karrierën e tij artistike. Për herë të parë, Zef Deda do të imitonte një njeri me të cilin, shqiptarët ende nuk ishin njohur mirë, pasi asokohe shumë pak familje kishin televizor në shtëpi.

Në një kohë, kur kontakti me botën e jashtme ishte thuajse i pamundur, ai sjell para shqiptarëve një personazh të njohur në të gjithë botën.

kolana e librave

Ai thotë se duke qenë se vetë nuk kishte televizor, shihte nga dritarja e një vile italiane ku ishin vendosur drejtuesit e kohës dhe nga aty, u njoh nëpërmjet ekranit me Çaplinin, personazh për të cilin, thotë se e dashuronte me të gjithë qenien e tij.

“Isha fëmijë… Ishte një vilë e vjetër italiane, ku ishte shtëpia e drejtuesve që kishin televizor. Dritaret ishin të ulëta, “Rai” jepte në orën 9:00, pak humor nga filmat e viteve ‘30-’40 dhe aty, u njoha me Çaplinin, nëpërmjet ekranit” – ka rrëfyer humoristi.

Ai thotë se, ndonëse personazhi i Çaplinit ishte i huaj, u lejua ta luante rolin, me të cilin u bë i famshëm edhe përtej kufijve të Shqipërisë./Konica.al

Për më shumë lajme, vizitoni: www.konica.al