Zëri feston ditëlindjen e tij të parë sot!
Mami Elita Rudi ka publikuar një video të ëmbël të momenteve të bukura që ka kaluar që kur është bërë nënë.
Nga momenti kur Zëri ndodhej ende në bark dhe mami Elita ndjente lëvizjet e tij, e deri te ardhja në jetë e Zërit, ku prindërit shfaqen të emocionuar duke e mirëpritur me lot gëzimi, gjithçka duket magjike.
Pamjet tregojnë edhe tatuazhin me tre zogj që ka bërë moderatorja në krah, që dëshmon dashurinë e madhe të prindërve për ardhjen në jetë të vogëlushit.
Përpos videos, Elita ka thënë edhe disa fjalë të ëmbla dedikuar vogëlushit të saj të cilin e quan “shpirt i shpirtit”. “Urime ditëlindjen shpirt i shpirtit ♥️ Dashuria ndaj fëmijës tënd është e vetmja herë që ti e kupton qe fjalët janë shumë të vogla dhe s’kanë vlerë të madhe për të shprehur dashurinë që ndjen brenda vetes!! Të don nana dhe babi sa me s’ka!! E paç shëndetin e dashurinë gjithë jetën! Urime Zëri jone♥️”